Gramsh/Aksident automobilistik, përplasen dy makina, tre persona në spital

Kronikë e zezë

Gramsh/Aksident automobilistik, përplasen dy makina, tre persona në spital

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 16:55
Ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Cerunjë të Gramshit, ku janë përplasur dy makina dhe si pasoj e përplasjes janë plagosur tre persona.

Ngjarja ndodhi në fshatin Cerunjë të Gramshit dhe sipas njoftimit të policisë, një “Fuoristrada ML” që drejtohej nga shtetasi Flamur Brahimaj është përplasur me një “Benz” që drejtohej nga Luan Shabani.

Makinat pësuan dëmtime serioze por për fat nuk pati viktima. E ndërsa është dërguar në spital një grua me emrin Pranvera Çobani, ndërsa dy të tjerë morën plagë të lehta.

Policia po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe sipas të dhënave të para një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat