Berat/Kundërshtoi punonjësit e tatimores, procedohet penalisht 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Berat/Kundërshtoi punonjësit e tatimores, procedohet penalisht 32-vjeçari

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 16:59
Policia e Beratit

Policia e Beratit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 32-vjeçar, pasi ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësin e tatimores.

Nga informacionet e policisë mësohet se më datë 27.08.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: D.H, 32 vjeç, banues në Berat, pasi në ambientet e farmacisë së tij ka kundërshtuar e kanosur punonjësit e Inspektoriatit Tatimor, shtetasit F.A 29 vjeç, banues në Sarandë dhe T.Xh 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘’Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’ dhe ‘’Kanosje për shkak të detyrës’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat