‘Skifteri’ shqiptar në Romë bën për spital policët italianë

Kronikë e zezë

‘Skifteri’ shqiptar në Romë bën për spital policët italianë

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një 36-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje.

Mësohet se shqiptari bashkë me një person tjetër është arrestuar duke vjedhur në një apartament në Romë.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar karabinierët, për grabitjen që po ndodhte, ndërsa shqiptari ka mbetur i habitur kur ka parë policinë.

Për t’i shpëtuar policisë, ai ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj tyre, ku gjatë arrestimit dy karabinierë kanë mbetur me lëndime, njëri prej të cilëve ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës.

Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët, e cila rezultoi po ashtu e vjedhur, për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

Më pas, shqiptari bashkë me bashkëpunëtorin e tyre, janë vënë në pranga, ku do të dalin para drejtësisë italiane nën akuzën e vjedhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat