Shkup, nënë e bijë sulmojnë policinë

Kronikë e zezë

Shkup, nënë e bijë sulmojnë policinë

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

L.A. (65) dhe e bija e saj K.A. (42) nga Shkupi mbrëmë rreth orës 21:30 fillimisht në mënyrë verbale, ndërsa më pas edhe fizikisht kanë sulmuar dy nëpunës së policisë para Ambasadës së BeH-së, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur në rrugën “20 Tetori” ku ka filluar me grindje pasi policët u kanë thënë atyre të mos parkojnë automjetin e tyre  në vend të ndaluar për parkim.

Më pas nëna dhe bijë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme. Punohet për ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat