I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, kush është i riu që u ekstradua nga Gjermania

Kronikë e zezë

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, kush është i riu që u ekstradua nga Gjermania

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 17:43
Ilustrim

Një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, është ekstraduar nga Gjermania.

Mësohet se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, më datë 28.08.2017, u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar Bushaj, 29 vjeç, banues në Draç.

Policia ka deklaruar se Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.910, datë 13.10.2015, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 11.10.2013, rreth orës 09:20, në Rrotull, Ishëm, Durrës, shtetasi Bledar BUSHAJ, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve A. B., F. B., dhe V. B., të cilët kanë qenë duke prerë dru për të pastruar vendin ku do të ndërtohej një rrugë. Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi  B., dhe janë plagosur dy shtetasit F. B., dhe V. B., (nënë e bir).

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta ku njëra palë ka kundërshtuar prerjen e pishave.

Arrestimi i tij në Gjermani u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat