Aksident me vdekje, zetori përplaset me motorçikletën

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje, zetori përplaset me motorçikletën

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 22:49
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10 në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjes.

Mësohet se një zetor është përplasur me një motorçikletë që drejtohej nga 76-vjeçari Qerim Çela. Policia bën me dije se ky i fundit ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i zetorit, 57-vjeçari Beshir Çela është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat