Aksident në Lug Bunar të Gjakovës, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Lug Bunar të Gjakovës, tre të lënduar

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture, traktori e një qerreje në fshatin Lug Bunar të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Toger Albin Sahatqija.

Sahatqija ka bërë të ditur se të tre të lënduarit janë drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident dhe se të tre kanë marrë lëndime të lehta.

Ai poashtu ka pohuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat