Kjo është arsyeja e tmerrshme që shtyu babanë monstër ta vrasë foshnjën e porsalindur në Viti

Kronikë e zezë

Kjo është arsyeja e tmerrshme që shtyu babanë monstër ta vrasë foshnjën e porsalindur në Viti

Nga: Bota sot Më: 30 gusht 2017 Në ora: 11:36
Foto ilustruese

(E plotësuar) - Babai që vrau foshnjën e porsalindur në Viti, të cilën të martën ia la nën përkujdesje e ëma, është identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni.

Xhezmi Kosumi, babai monstër, 32 vjeçar, që dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, sipas informacioneve të siguruara nga mediat, nuk e ka pranuar që fëmija i porsalindur është i tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija është hedhur në një përroskë afër shtëpisë së vrasësit në Viti dhe gjithashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasi e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait, e që më pas ai e ka mbytur.

Express ka vizituar sot shtëpinë ku ndodhi krimi, dhe sipas informacioneve të marra, Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani (një djalë të moshës 5 vjeçare dhe një vajzë të moshës 6 vjeçare).

Vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, e identifikuar me emrin Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

Policia dje pas krimit, së bashku me ambulancën, trupin e foshnjës së vdekur e kanë gjetur të mbështjellë me batanije në përroin e fshatit Letnicë të Vitisë.

30 ditë paraburgim për personin që mbyti foshnjën e tij

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

I pandehuri Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në komunën e Vitisë është arrestuar dje   pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posalindur.Për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. 

Policia jep detaje për vrasjen e foshnjës së porsalindur nga babai në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vrarë foshnjën e porsalindur, duke e hedhur në një përroskë afër shtëpisë së tij në Viti.

PK-ja ka njoftuar se të martën e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait, i cili e ka mbytur atë afër shtëpisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë), të cilën ia kishte lënë në përkujdesje viktima (e ëma) femër shtetase e Maqedonisë- bashkëshortja e tij, e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në QKMF-Viti për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat