Identifikohet trupi i pajetë i mbytur në Vlorë

Kronikë e zezë

Identifikohet trupi i pajetë i mbytur në Vlorë

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 19:19
Ilustrim

(E plotësuar) - Një 76 vjeçar u gjet i mbytur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ishin banorët ata që gjetën trupin e viktimës duke pluskuar në ujërat e detit, ndërsa policia bën me dije se mendohet që ai mund të jetë rrëzuar nga shkallët e Lungomares.

Viktima është identifikuar si personi me inicialet L.H, 76 vjeç nga Vlora.

Gjendet një person i mbytur në bregdetin e Vlorës

Një person është gjetur i mbytur në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por mësohet se ai është parë duke pluskuar në ujë nga qytetarët.

Pritet të bëhet ekspertiza për të nxjerrë shkaqet e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat