Aksident i rëndë, një viktimë, dy persona të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, një viktimë, dy persona të plagosur

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 07:53
Foto nga aksidenti

Nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere jane plagosur ne nje aksident qe ndodhi ne oret e para te mengjesit. Aksidenti rrugor u shenua në aksin Fier-Lushnje, pranë vendit të njohur si “Mulliri”.

Nga te dhenat e para mesohet se ne aksident u perfshi nje mjet tip zetor qe u perplas me një automjet tip “Mercedez- Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbu jetën drejtuesi i zetorit, si dhe janë plagosur rëndë 2 persona të cilët ishin në automjetin tip “Mercedez- Benz”.

Nuk ka ende detaje per emrin e viktimes dhe te te plagosurve, policia ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat