Kokainë në Tiranë, 6 të arrestuar

Kronikë e zezë

Kokainë në Tiranë, 6 të arrestuar

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në harkun kohor të 12 orëve

Në dy operacione të ndryshme të koduara “Biss” dhe “Tranter” u sekuestruan 104.2 gramë kokainë, 1100 dollarë, si dhe 2 automjete. 

Të arrestuarit e operacionit “Biss” janë Genci Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Prenga. Ata u kapën gjatë kontrollit në rrugën "Kongresi i Manastirit”.  Në operacionin tjetër janë arrestuar Dritan Toska dhe Vladimir Ademi. 

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat