Aksident i rëndë në Durrës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Durrës

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pranë zonës së stadiumit në Durrës një ditë më parë.

Shkaktar i aksidentit ka qenë një i ri nga Tirana, shtetasi A.V., 26 vjeç. Ai ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Cemoto”, kur ka aksidentuar shtetasin A.T., 63 vjeç, banues në Durrës.

Nga burimet policore mësohet se pas mjekimit në spital, i dëmtuari u largua në banesë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 të premten te shkolla e fizkulturës “Benardina Qeraxhia”.

Ndërsa materialet procedurale ndaj 24-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat