Aksident në Veternik të Prishtinës, lëndohen pesë femra

Kronikë e zezë

Aksident në Veternik të Prishtinës, lëndohen pesë femra

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të shtunën në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri veturave civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë pasagjere.

Veturat kanë qenë të drejtuara nga persona të gjinisë mashkullore ndërsa lëndime kanë pësuar pese pasagjerë në veturat e përfshira në aksident.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat