Vëllezërit e mbushin ‘Benzin’ me drogë, por më pas bien në grackën e policisë

Kronikë e zezë

Vëllezërit e mbushin ‘Benzin’ me drogë, por më pas bien në grackën e policisë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:27
Pamje nga aksioni i policisë

Dy persona që po transportonin 15 kg marijuanë me një automjet tip “Benz” janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Miloti”.

Uniformat blu kishin marrë informacion se një sasi droge do të transportohej në Milot dhe në vendin e quajtur Ferr Shkopet është ndaluar automjeti me dy persona.

Ata janë Alfred Lleshaj 29 vjeç dhe Shkëlzen Lleshaj 38 vjeç, të cilët u arrestuan dhe akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake.

Në bagazhin e automjetit të tyre u gjetën 15 kg kanabis e ndarë në disa qese.

Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të dy të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat