Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident në Prizren

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident në Prizren

Nga: B.S Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një person ka humbur jetën dje në një aksident trafiku në autostradën Vërmicë-Prizren.

Policia njofton se është arrestuar një person, i cili me makinë ka goditur viktimën, i cili supozohet se ishte duke kaluar rrugën, përcjell Bota sot.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, ndërsa një pasagjer i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat