Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 14:53
Ilustrim

Një person ka humbur jetën sot në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e mjekësisë familjare nr. 4.

Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit, M. J mashkull 39 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor  dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh. Gjithashtu me urdhër të prokurorit edhe automjeti është konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa trupi i viktimës M. L. mashkull, 60-vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat