Aksident me 3 të plagosur në Tiranë, një person “ngec” brenda makinës

Kronikë e zezë

Aksident me 3 të plagosur në Tiranë, një person “ngec” brenda makinës

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në zonën e “Freskut” në kryeqytetin shqiptar, ku si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Dy vajza dhe një djalë janë lënduar në aksident, por fatmirësisht asnjëri prej të plagosurve nuk ka plagë serioze për shëndetin e tyre. Kur mjetet janë përplasur, njëri prej të plagosurve ka ngecur brenda në makinë dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë prej hekurishteve të automjetit.

Policia ka nisur tashmë punën për zbardhjen e shkakut, ndërsa të rinjtë janë dërguar në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat