Policia e Kosovës ka arrestuar një 29 vjeçar i cili më 6 shtator në Mitrovicë ka goditur me veturë një motoçiklist duke i shkaktuar lëndime trupore.
I njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policorë mbi bazën e vlerësimit fillestar të rrethanave të aksidentit përfshirë segmentin rrugor, gjurmët e mbetura, pozitën e motoçikletës, veprimet e para hetimore i kanë orientuar në kërkim të ndonjë veture të dëmtuar me rrethana dhe pozicione që i përshtaten aksidentit në fjalë dhe pas një hetimi verifikimi intensiv nëpër vendet ku kryhen shërbime për rregullimin e veturave, me datën 7 shtator 2017, në një punëtori të rregullimit të veturave në qytetin e Drenasit identifikohet vetura e tipit VW ‘golf 2’, e cila përputhej me gjurmët dhe dyshimet e ngritura në rrethanat e aksidentit.
Pas identifikimit të veturës është identifikuar edhe ngasësi, i dyshuari N. S. 29 vjeçar, të cilit me urdhër të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.