Makina në Bulqizë shkrumbohet nga flakët, drejtuesi merr plagë të rënda në trup

Kronikë e zezë

Makina në Bulqizë shkrumbohet nga flakët, drejtuesi merr plagë të rënda në trup

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 06:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka pësuar djegie të rënda pasi makina e tij është përfshirë nga flakët në Bulqizë.

Burime nga polica bëjnë me dije se rreth orës 21.00,  në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses, ku kanë konstatuar një automjet tip "Ford Foxus",  me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit i cili dyshohet si shtetasi Shpëtim Çela, rreth 50 vjeç i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të  baterisë së automjetit. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të djegies së automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat