Vrau 3 fëmijë në aksident, kapet shqiptari i shumëkërkuar

Kronikë e zezë

Vrau 3 fëmijë në aksident, kapet shqiptari i shumëkërkuar

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 07:09
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare, është arrestuar në Itali nga karabinierët e Cassano d'Adda (Milano), pas sinjalizimeve të Interpolit.

Në pranga është vënë Mark Marku, raportojnë mediat italiane, i cili natën e Krishtlindjeve të vitit 2010, shkaktoi një aksident të tmerrshëm në Krujë, në të cilin humbën jetën tre fëmijë nga e njëjta familje dhe u plagosën prindërit.

Pas incidentit, Mark Marku arriti ti shpëtojë drejtësisë shqiptare, duke u arratisur në Itali.

Natën e Krishtlindjeve të vitit 2010, i dehur në timonin e makinës që drejtonte, Marku, sipas hetimeve, ishte shkaktar i aksidentit në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës, ku humbën jetën 3 fëmijët e familjes Kola: Viola Kola 6 vjeç, Griselda Kola 12 vjeç dhe Gerald Kola 9 vjeç.

Pas aksidentit, 34-vjeçari iku nga Shqipëria për ti shpëtuar 8 viteve burg dhe për shumë vite jetonte në Milano. Tani, ai është në burg në “San Vittore” duke pritur ekstradimin drejt vendit tonë.

Rindërtimi i ngjarjes

Marku ishte 27 vjeç në kohën kur ndodhi aksidenti, më 25 dhjetor, 2010. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtlindjesh në fshatin Borizanë, kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip “Golf 2” me targa “KR 34602” është përplasur me një makinë tjetër tip “Golf 4” me targa të huaja “BG 986 DL”. Në këtë makinë ndodhej pikërisht Marku.

Pasojat e aksidentit ishin tragjike për familjen Kola: Prindërit mbijetuan, por tre fëmijët vdiqën.

Testi i alkoolit tregoi se Marku ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Gjykata e Krujës, në vitin 2013, e dënoi atë me tetë vjet burg, për veprën penale: Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, por ishte e pamundur të që Marku te gjendej. Në fakt, ai ishte vendosur në Cassano d'Adda prej disa vitesh, ku jetonte e punonte si punëtor i thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat