Arrestohet një serb në Prishtinë, kërkonte para nga qytetarët për t’i dërguar në Europë

Kronikë e zezë

Arrestohet një serb në Prishtinë, kërkonte para nga qytetarët për t’i dërguar në Europë

Nga: Bota sot Më: 10 shtator 2017 Në ora: 11:09
Aksion i mëhershëm i policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull (serb), pasi kishte kërkuar nga qytetarët shuma të ndryshme të parave për ti dërguar në shtetet e Evropës.

Me urdhër të prokuroit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Bota sot.

"Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 08.09.2017-20:30. Është arrestuar një  mashkull K/Serb në bazë të dyshimit se i njëjti nga persona të ndryshëm, kishte kërkuar shuma të ndryshme të parave për ti dërguar në shtetet e Evropës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thotë PK-ja./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat