Sekuestrohet mbi 1 ton kanabis dhe armë pranë në Vlorë; në kërkim, 3 persona

Kronikë e zezë

Sekuestrohet mbi 1 ton kanabis dhe armë pranë në Vlorë; në kërkim, 3 persona

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 12:43
Pamje nga videoja

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar ”Plazhi i vjetër”  në Vlorë. Burimet zyrtare raportojnë se në total janë sekuestruar 1030  kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa; 6 armë zjarri, nga këto 3 kallashnikov dhe 3 pistoleta. Sipas të dhënave,  rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen ” 1 Maji”  rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në  Drejtorinë e  Policisë Vlorë, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special ”Delta Forcë”, Vlorë dhe me Guardia di Finaza,  nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ”Plazhi i vjetër”.

Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako  të mëdha  të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 1030 kilogramë. Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë kallashnikovë dhe 3 armë pistoleta, si dhe municion luftarak. Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë. Në momentin që ka ndërhyrë  Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapësirën detare. Në ndjekje të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon kontrolli në det për kapjen e tyre.

Shtetasit  G.S., A.I., J.S  janë të  përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike,  dhe  janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë. Vijon operacioni për gjeten dhe kapjen e tre shtetasve , si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat