Gjashtë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shtip

Kronikë e zezë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shtip

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 19:13
Ilustrim

Gjashtë persona mes të cilëve tre fëmijë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur dje në rrugën magjistrale Shtip-Veles, afër fshatit Tre Çeshmet.

Fëmijë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Dy nga tre të rriturit e lënduar janë ndalur në qendrën mjekësore të Shtipit kurse njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në Klinikën e Shkupit.

Të gjithë të lënduarit kanë qenë në një makinë të tipit “Ford Focus” me targa të regjistrimit të Shtipit, kurse janë aksidentuar me një makinë me regjistrim të Sveti Nikoles, e drejtuar nga një banor i Cërnilishtës së Poshtme.

Policia ka kryer ekspertizënë vendin e ngjarjes në Shtip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat