Rrokulliset një kamionetë

Kronikë e zezë

Rrokulliset një kamionetë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 19:36
Kamioneta e rrokullisur

Një aksident ka ndodhur pak para orës 19:00 në rrugën ndërmjet Klinës dhe Istogut.

Sipas fotografive të dërguara në Kallxo nga një qytetar shihet një kamionetë e rrokullisur buzë rrugës.

Qytetari ka thënë se nuk dihet nëse ka viktima në këtë aksident dhe as shkaqet e aksidentit.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes, të cilat në adresë të Kallxo i ka dërguar një qytetar./Kallxo.com/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat