Policia jep detajet për sherrin në Tiranë, babë e bir sulmuan çiftin e moshuar me thika!

Kronikë e zezë

Policia jep detajet për sherrin në Tiranë, babë e bir sulmuan çiftin e moshuar me thika!

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 22:55
Ilustrim

Policia ka dhënë detaje që hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë ku fillimisht u raportua se 3 persona janë therur me thikë.

Në njoftimin paraprak policia e kryeqytetit ka sqaruar se babë e bir kanë sulmuar me thika një çidft të moshuarish, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ngjarja ka ndodhur për motive banale dhe fillimisht ka nisur si një sherr e më pas janë përdorur mjete prerëse.

Policia sqaron se shtetasit G.D 34 vjeçar dhe I.D, 63 vjeç (djali dhe i ati) janë konfliktuar me çiftin dhe kanë goditur me thikë shtetasit N.Xh 65 vjeç dhe gruan e tij 58 vjeçare, shtetasen me inicialet T.Xh.

Ja detajet e policisë:

Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21: 00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse në rrugën "Shefqet Ndroqi".

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua ), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital. 

Shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim. Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat