Vdes në mënyrë tragjike një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vdes në mënyrë tragjike një person në Ferizaj

Nga: Bota sot Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:31
Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë banori i fshatit Balaj të Ferizajt, i cili ishte rrëzuar nga rimorkio i motokultivatorit.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, motokultivatori ishte i mbushur me dru, ndërkaq viktima pas lëndimeve të mëdha, të marra nga rrëzimi ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat