Humbi kontrollin e eskavatorit, vdes punonjësi i bashkisë në Korçë

Kronikë e zezë

Humbi kontrollin e eskavatorit, vdes punonjësi i bashkisë në Korçë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 13:49
Ilustrim

Nje punonjes i bashkise ne Korce ka nderruar jete.

Policia raporton se në fshatin Qatrom- Korçë, shtetasi A. Ç, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Çiflig, (punonjës i Bashkisë Korçë) duke drejtuar një mjet tip ekskavator, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkiator, gjatë zbritjes nga ky i fundit, drejtuesi i ekskavatorit ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë shtetasi A.Ç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat