Përdhunoi 13-vjeçaren, prangoset një i ri nga Elbasani

Kronikë e zezë

Përdhunoi 13-vjeçaren, prangoset një i ri nga Elbasani

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Ka përfunduar sot në prangat e policisë një 24-vjeçar i cili ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit për përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Bëhet fjalë për shtetasin Spanjoll Buzhani, i cili u arrestua sot nga Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 08 Korrik të vitit të shkuar, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat