Prishtinë: Aksidenti çon në arrestimin e ngasësit të skuterit, policia i gjen drogë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Aksidenti çon në arrestimin e ngasësit të skuterit, policia i gjen drogë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 20:03
Droga e gjetur

Gjatë ditës së sotme rreth orës 16 në lagjen Lakrishtë, është arrestuar një ngasës motoçiklete e tipit skuter.

Image
Droga e gjetur

Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se rasti ndodhi pas një aksident trafiku ku ishte i përshfirë dhe një automjet.

Hoxha tha po ashtu se i dyshuari, ngasësi i skuterit ka tentuar ikjen nga vendi i ngjarjes pas goditjes se automjetit, përderisa pas reagimit te shpejtë dhe efektiv te zyrtarëve të policisë është arritur që i njëjti të lokalizohet ku dhe ka pasuar arrestimi por kjo të mos përfundonte me kaq.

I dyshuari derisa po tentonte ikjen, u ka shkaktuar lëndime të lehta dy zyrtarëve policor ndërsa gjatë kontrollimit të skuterit, në bagazhin e saj policia ka gjetur sasi të substancës e cila mbetet të verifikohet nga njësitë kompetente.

Rasti i aksidentit të trafikut procedohet sipas procedurave ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat