Dhunoi nënën se nuk i jepte lekë për të blerë alkool, arrestohet 51-vjeçari

Kronikë e zezë

Dhunoi nënën se nuk i jepte lekë për të blerë alkool, arrestohet 51-vjeçari

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:22
Ilustrim

Policia e Matit ka arrestuar një  51-vjecar pasi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së tij, personi i arrestuar mësohet se ka qenë  i dënuar edhe më parë për dhunë në familje ndaj bashkëshortes.

E dhunuara, pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesë, e ndërsa arsyeja e dhunës mësohet të jetë fakti që e moshuara nuk i jepte lekët e pensionit për të blerë alkool.

Personi i arrestuar është shtetasi Anton H, 51 vjeç, banues në Baz-Mat (i dënuar më parë për Dhunë në familje). Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat