Lëndohet rëndë një motoçiklist në Shkup

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë një motoçiklist në Shkup

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Një shofer i motoçikletës është lënduar rëndë, ndërsa pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga 17 aksidentet rrugore të regjistruara në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një pjesë të madhe të kundërvajtjeve, midis të cilave 19 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese, respektivisht kanë kaluar në të kuqe në semafor, dy nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, si dhe 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 59 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë dhe dy shoferë të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 76 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat