Vdes një person në Vushtrri, rrokulliset me traktor

Kronikë e zezë

Vdes një person në Vushtrri, rrokulliset me traktor

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Sh. J., 65-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në një rrugë malore në fshatin “Shallc” të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca në Vushtrri, të cilët kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Hetimet rajonale, prokurori kujdestar, si dhe mjekësia ligjore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë kryer vend-shqimin e ngjarjes. Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij”, ka thënë Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat