Sekuestrohen 55 kg drogë në Tepelenë dhe Memaliaj, dy në pranga

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 55 kg drogë në Tepelenë dhe Memaliaj, dy në pranga

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 09:42
Aksioni i Policisë

Policia e Shtetit ka bërë goditjen e dy rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë dy operacioneve të zhvilluara në Tepelenë dhe Memaliaj, policia ka sekuestruar 55 kg kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një i tretë.

Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të banesës të Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës ishte 22 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa është bërë edhe arrestimi i Petrit Jahai.

Po ashtu, duke qenë se policia kishte marrë informacione makina me targa AA 375 RD po transportonte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë dhe specialistët e seksionin të Hetimit të Narkotikëve në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, shoferit i është bërë shenjë nga për të ndaluar.

Por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambientet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë. Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike 

Pesha totale e lëndës ishte 33 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin me iniciale D.N, ndërsa ka vënë në pranga Elger Bajo,  29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e tij në këtë veprimtari kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat