Plagoset një person në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia zbulon arsyen

Kronikë e zezë

Plagoset një person në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia zbulon arsyen

Nga: Bota Sot Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pas një mosmarrëveshje të një tejkalimi me ç’rast dy vetura janë goditur në pasqyre, është plagosur një person.

Policia në raportin 24-orësh ka treguar se për këtë rast ka arrestuar tre meshkuj, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë i policisë:

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.09.2017 -15:07. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje te një tejkalimi ku vetura e tyre me veturën e dy viktimave meshkuj K/Shqiptar  janë goditur me pasqyre , njeri nga te dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në drejtim   te viktimave me ç’ rast njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit , ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas janë liruar për në shtëpi . Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy arme njëra e cal 7.65 mm  me mbishkrimin ,, Girsan’’dhe tjetra ,, Ekol Tuna’’ e cal. 8 mm Me urdhër te prokurorit tre  të dyshuarit dërgohen ne mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat