Hajnat sërish në skenë, vjedhin një kompjuter

Kronikë e zezë

Hajnat sërish në skenë, vjedhin një kompjuter

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit mashkull dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter.

Rasti ka ndodhur natën e kaluar në rrugën “Kushtrim Jashari” në Prishtinë.

Rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes në fushë njësitë policore kanë gjetur disa pjesë të kompjuterit, si dhe një revole Browing me një karikator me 8 copë fishekë.

Pjesët e gjetura të kompjuterit i janë kthyer ankuesit, kurse arma është konfiskuar.

Rasti vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat