Sulmon policët, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon policët, arrestohet

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi me veturën e tij nuk është ndalur dhe me pasqyrë të veturës ka godite një zyrtar policor.

Njësiti policor, më pas ka arritur ta ndalojë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar.  Gjate arrestimit  i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Në një çantë të cilën e posedonte i dyshuari është gjet dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 15 fishekë.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat