Benzi përplaset me shtyllën në Kamzë, vdes 15 vjeçari e plagosen 2 fëmijë

Kronikë e zezë

Benzi përplaset me shtyllën në Kamzë, vdes 15 vjeçari e plagosen 2 fëmijë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:13
Pamje nga aksidenti

Një 15 vjeçar ka gjetur vdekjen dhe tre fëmijë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kamzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25 minuta të ditës së sotme në rrugën “Donald Tramp”, ku 15 vjeçari me iniciale E.P, drejtues i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi K.C, rreth 15 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital si dhe janë dëmtuar dy fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç, pasagjer në mjetin tip “Benz”.

Dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat