Ky është motivi i vrasjes së 16 vjeçarit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ky është motivi i vrasjes së 16 vjeçarit në Prishtinë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:35
Aulon Zeka

Sipas burimeve të mediave, shkaku kryesor i vrasjes së të riut, Aulon Zeka dje në Prishtinë kishte të bënte me një femër.

Siç mësohet motivi i kësaj vrasje ishte pikërisht një femër e kyçur në çështjen në fjalë.

Në një postim në Instagram i dyshuari kishte paralajmëruar për vrasje.

“Edhe pak vi ty me ta ndreq jetën, e dove me ja marrë jetën”, kishte shkruar ai në instagram, fjalë të cilat ia kishte drejtuar vajzës që dyshohet se ka qenë në lidhje.

Pasditen e kësaj së diele në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri u bë varrimi i të riut Aulon Zeka që u gjet i vdekur dje në kryeqytet.

16 vjeçari është gjetur të shtunën pa shenja jetë në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat