Fier/ 27 vjeçari humb kontrollin e makinës dhe godet pemën, në gjëndje kritike për jetën

Kronikë e zezë

Fier/ 27 vjeçari humb kontrollin e makinës dhe godet pemën, në gjëndje kritike për jetën

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 18:33
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 këtë të dielë në zonën e quajtur “Strum” në Fier, ku një 27 vjeçar ka pësuar një incident që mund t’i kushtojë jetën.

I riu ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një plep anash rrugës. Aktualisht 27 vjeçari me inicialet G.Z ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datën 17.09.2017, rrrth orës 16:35, në aksin rrugor Fier-Berat, ne vendin e quajtur "Strum", shtetasi G.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targa AA 370 NI, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashte rruge duke goditur një pemë (plep).

Shtetasi G.Z ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat