Kush është boksieri shqiptar që u vra në Itali

Kronikë e zezë

Kush është boksieri shqiptar që u vra në Itali

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 12:24
Ilir Berisha me kampionin Luan Krasniqi

Mësohet identiteti i shqiptarit që u vra 4 ditë më parë jashte një lokali nate në Monza të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ai quhet Ilir Berisha 24-vjeç, nga Fieri.

I riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Mësohet se Berisha kishte qenë sportist në Shqipëri dhe merrej me boks.

I riu u dërgua në spital nga një bashkëatdhetar i tij, i cili rrëfeu për policinë ngjarjen, duke treguar se sulmi ndodhi kur ata ishin brenda në makinë, pranë një klubi nate në Brianza.

“Ata na trembën disa herë, derisa u detyruam të ndalonim makinën, pastaj një person shkrepi armën mbi Ilirin nga makina tjetër”, tha shoku i viktimës.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është vënë në pranga në Courmayeur në tentativë për t’u larguar nga Italia për në Francë. Killeri i 24-vjeçarit ka rezultuar të jetë një tjetër shqiptar. Sipas mediave italiane ai është 23 vjeç, rezident në Seregno dhe i padënuar më parë.

Karabinierët e Desios dhe Policia e Shtetit italiane ka mbërritur tek autori i dyshuar duke hetuar për një rrjet të mundshëm të shfrytëzimit prostitucioni. Arma e krimit nuk është gjetur ende, pasi vrasësi e ka hedhur në plehra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat