Dhunuan xhaxhain, arrestohen dy vëllezërit

Kronikë e zezë

Dhunuan xhaxhain, arrestohen dy vëllezërit

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

Policia e Cërrikut ka arrestuar dy vëllezër pasi ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre për motive pronësie.

Polica ka arrestuar Denis Dybeli, 22 vjeç dhe Gerald Dybeli, 20 vjeç të dy banues në fshatin Xherije. Ndalimi i tyre, u bë pasi më datë 17.09.2017, në rrugën e fshatit Xherije, gjatë një konflikti për motive pronësie, dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat