Aksident në Han të Elezit, lëndohen dy ushtarë zviceranë

Kronikë e zezë

Aksident në Han të Elezit, lëndohen dy ushtarë zviceranë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Në afërsi të kufirit me Maqedoninë, në Han të Elezit, janë lënduar dy ushtarë zviceranë dhe një qytetar kosovar që u përfshinë në një aksident trafiku.

Lajmin e ka konfirmuar baza e ushtrisë zvicerane në Kosovë.

Për aksidentin e ndodhur ka filluar një hetim, ka konfirmuar zëdhënësja e ushtrisë Daniela Cueni. “Kjo është normale në një rast të tillë, por ne jemi ende në fillim të hetimit”.

Dihet se dy anëtarë të ushtrisë zvicerane që ishin ulur në automjetin e KFOR-it janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat