Sekuestrohet 1 ton drogë, shoqërohen dy skafistë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet 1 ton drogë, shoqërohen dy skafistë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:14
Ilustrim

Rreth një ton kanabis është sekuestruar në një tjetër operacion të përbashkët antidrogë që po vijon të zhvillohet në det e tokë në Shqipëri.

Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Policia Vlorë e Policia Fier. Operacioni ka nisur në mesnatë, me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Njoftohet se është bllokuar midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një velierë me emrin “Nano Nini”, me flamur italian dhe me dy persona në bord, një italian dhe një shqiptar.

Policia po rikuperon lëndën narkotike që skafistët kanë hedhur në det, ndërsa vetë skafistët janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat