Aksident tragjik në Itali, vdes i riu nga Durrësi

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Itali, vdes i riu nga Durrësi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:24
Pamje nga aksidenti

Një shqiptar me origjinë nga Durrësit humbi jetën në një aksident tragjik në Itali mëngjesin të sotëm.

Klodjan Kertalli me banim në San Giusto, udhëtonte me makinën e tij Volvo V40, kur është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër në provincën e San Giusto-Foglizzo. Makina tjetër drejtohej nga një 59-vjeçar me banim në Nosca të Italisë, i cili mrekullisht ka shpëtuar pa asnjë dëmtim.

Pas përplasjes makina ka përfunduar jashtë rruge. I riu shqiptar është shpëtuar nga stafi i urgjencave, është transportuar me ambulancë për në spital, por pavarësisht se mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë, ai nuk ja ka dalë.  

Dinamika e incidentit po shqyrtohet nga karabinierët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat