50 të arrestuar për tregti me para fals në darknet

Kronikë e zezë

50 të arrestuar për tregti me para fals në darknet

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 18:49
Ilustrim

Europoli njoftoi sot se ka arrestuar 53 persona për shkak të tregtisë me euro të falsifikuara në darknet.

Personat e arrestuar kishin blerë dhe shitur para fals në AlphaBay dhe marketin Hansa, faqe të cilat ndodhen në pjesën e fshehur të internetit, njoftoi Europoli.

Deri tek arrestimi masiv erdhi pasi që autoritetet austriake në shkurt bastisën një shtypshkronjë ilegale të eurove në Vjenë dhe arrestuan një person.

Darknet është pjesë e internetit, në të cilin qasja sigurohet përmes programeve speciale të pajisura me enkriptim.

Autoritetet e kanë të vështirë që të përcjellin aktivitetet në darknet dhe kjo pjesë e errët e internetit shpesh përdoret për aktivitete ilegale, si tregti me drogë, armatim dhe mallra ilegale.

Darkneti përdoret edhe nga aktivistët në luftë kundër regjimeve represive, pasi që në këtë mënyrë aktiviteti i tyre nuk mund të përcillet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat