Policia njofton se në një kafiteri në Kaçanik kanë pësuar lëndime trupore katër meshkuj, pasi që të njëjtit derisa ishin aty janë sulmuar nga 10 persona të dyshuar.
Sipas Policisë viktimat janë sulmuar me shkopinj druri dhe shufra metalike.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.