I burgosuri në Dubravë provoi të mbytë vetën dhe kallë burgun

Kronikë e zezë

I burgosuri në Dubravë provoi të mbytë vetën dhe kallë burgun

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një i burgosur ka provuar sot të vetëvritet në burgun e Dubravës.

Por, shokët e tij të qelisë se burgut e kanë parandaluar për ta bërë këtë veprim.

Siç mëson ‘Indeksonline’, pas përpjekjes se tij të dështuar ai nuk është ndalur me kaq pasi ka provuar të ia vëje flakën pavionit numër dy.

 “I burgosuri i ka mbledhë disa gjëra me të cilat ka provuar të ia vëje flakën pavionit”, ka thënë një burim brenda burgut të Dubravës.

Tutje, burimi njofton se gjendja e tij psikike nuk është e mirë dhe nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat