Aksidentoi 14-vjeçarin me motor dhe u largua, ja fati i 19-vjeçarit nga Tirana

Kronikë e zezë

Aksidentoi 14-vjeçarin me motor dhe u largua, ja fati i 19-vjeçarit nga Tirana

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Është lënë i lirë 19-vjeçari që pak ditë më parë në Tiranë aksidentoi një adoleshent që udhëtonte me motor, dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke u prangosur një ditë më pas.

Gjykata e Tiranës vendosi ndaj Kejsi Bliut masën e sigurimit personal “Detyrim paraqitjeje”, që do të thotë se ai do të hetohet në gjendje të lirë. 

Gjykata argumentoi dhënien e kësaj mase sigurie me faktin se 14-vjeçari i aksidentuar nuk ka bërë denoncim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat