Nën ndikimin e alkoolit sulmon policin, arrestohet

Kronikë e zezë

Nën ndikimin e alkoolit sulmon policin, arrestohet

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 09:28
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i huaj nën ndikim të alkoolit  pasi ka sulmuar zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në  Lipjan, ndërsa njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-me shtetësi te huaj (nën ndikim të alkoolit) pasi që i njëjti duke mos u përfillur urdhrave ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat