Konfiskohen aparate për lojëra fati në vlerë 15 mijë euro

Kronikë e zezë

Konfiskohen aparate për lojëra fati në vlerë 15 mijë euro

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në Prishtinë respektivisht në lagjen Dardania (Te Santea).

Aksioni ka filluar nga ora 20:00 dhe ka qenë i fokusuar në lokalet që janë identifikuar me herët si te dyshuara që operojnë ilegalisht me lojëra të fatit.

Sipas Doganës janë kontrolluar 5 lokale të identifikuara dhe dyshuara për veprimtari të pa licencuar të lojërave të fatit, në këtë rast janë konfiskuar mallra si vijon:

Lokal 1 pa mbishkrim janë gjetur 2 Aparate për lojëra fati dhe 3 shtëpiza për lojëra Keno, Lucky Balls dhe Racing Dogs te pa licencuara.

Lokal 2 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur në 3 Aparate për lojëra fati të pa licencuara.

Lokal 3 pa mbishkrim ka qene i mbyllur mirëpo është vërejtur se kishte persona ne brendi, është hapur me ndihmën e Policisë dhe janë gjetur 2 Aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs. 

Lokal 4 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur 3 Aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs te pa licencuara.

Lokal 5 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur ne 2 shtëpiza për lojëra Racing Dogs dhe Keno te pa licencuara.

Gjithsejtë janë konfiskuar 10 aparate të pa licencuara dhe 9 shtëpiza për lojëra Keno, Racing Dogs, Lucky Balls  në vlerë të përgjithshme prej 15.200,00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat